Derbi më i shumëpritur po vjen. Milano tashmë do dridhet nga brohorimat e tifozëve të dy ekipeve. Ata duket se nuk do të lënë vend bosh në “San Siro” për këtë Supersfidë. Takimi i 169-të mes Interit e Milanit në Serinë A pritet të ketë 78 mijë të pranishëm. Do të jetë ndeshja me më shumë tifozë për këtë fillim sezoni të Serisë A, ku në arkat e ekipit të Spallettit do të derdhen gjithashtu mbi 5 milionë euro.
Të dyja skuadrat vijnë nga një periudhë më se pozitive, duke i rritur pritshmëritë e tifozërive për derbin. Interi vjen pas 6 rezultateve pozitive radhazi, ndërkohë Milani ka krijuar një farë vazhdimësie me 3 fitore të njëpasnjëshme.
Kjo dashuri për ngjyrat kuqezi e zikaltër nuk përbën një lajm të ri. Të gjithë tifozët shpresojnë se ekipet e tyre të zemrës do të ngjiten përsëri në majat më të larta të futbollit europian, aty ku me të vërtetë u takon.