INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Derbi spektakolar për Milanin, fiton 3-0 ndaj Interit

Publikuar më: 09:27 01-02-2016

Derbi i 186 “Madoninës” ishte fantastik për Milanin, për t’u harruar për Interin. Kuqezinjtë fituan 3-0 ndaj zikaltërve në këtë takim.

Alex, Bacca e Niang ishin autorë të golave, ndërsa Icardi më i urryer të Interi në këtë ndeshje, pasi gaboi nga pika e penalltisë, duke pasur mundësinë të barazonte rezultatin.

Në fillimin e takimit tifozët kuqezi protestuan ndaj drejtuesve të klubit, pasi sipas tyre janë ata që e kanë katandisur Milanin në këtë gjendje.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, ku ishte Interi më kërkues. Që në fillim të takimit, Eder, i sapo ardhur nga Sampdoria i pati që të gjitha mundësitë për ta shënuar golin e parë me fanellën zikaltër, por gaboi vetëm pak metra nga porta. Interi po luante mirë, por ishte Milani që gjeti golin e parë me anë të mbrojtësit Alex, i cili e dërgoi topin në rrjetën e Interit pas një krosimi nga e djathta. Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Interi u fut në pjesën e dytë me një marrsh më tepër, ndërsa Mancini hodhin në fushën e lojës edhe Icardin, i cili deri në ato momente kishte qëndruar në stol, ndërsa doli Jovetic, që në këtë takim tregoi pak nga vlerat e tij.

Ishte minuta e 70 kur Icardi u lirua bukur në zonë, por goditja e tij u prit nga Donnarumma, ndërsa më pas Alex shkaktoi 11-metërsh. Icardi mori përsipër ekzekutimin dhe barazimi ishte më afër se kurrë për Interin, por argjentinasi e dërgoi topin në shtyllën e majtë duke gabuar.

Article Logic
Execution time: 0.0058748722076416