INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Derën e dhomës së gjumit duhet t’a mbani gjithmonë mbyllur gjatë natës! E dini arsyen? Zbulojeni këtu!

Derën e dhomës së gjumit duhet t’a mbani gjithmonë mbyllur gjatë natës! E dini arsyen? Zbulojeni këtu!

Publikuar më: 17:03 18-10-2018

Përveç larjes së dhëmbëve, larjes së fytyrës dhe veshjes së pizhameve, rutina juaj e çdo mbrëmjeje duhet të përfshijë edhe një tjetër veprim shumë të domosdoshëm, që është mbyllja e derës së dhomës së gjumit, para se të flesh.

Gati 60% e njerëzve flenë me derën e dhomës së tyre të gjumit të hapur, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga organizata e shkencës së sigurisë UL. Kjo zgjedhje e thjeshtë mund të nënkuptojë jetë ose vdekje në rast të një zjarri në shtëpi, pasi një derë e mbyllur mund të ngadalësojë përhapjen e flakëve, zvogëlimin e tymit toksik, përmirësimin e nivelit të oksigjenit dhe uljen e temperaturave.

Koha mesatare për të shpëtuar nga një zjarr në shtëpi ka shkuar nga 17 minuta, në vetëm 3 minuta ose më pak në dekadat e fundit për shkak të materialeve të ndezshme bashkëkohore që përdoren për mobilimin e shtëpisë.

Shumica e njerëzve që flenë me derën e hapur e bëjnë këtë, sepse gabimisht besojnë se janë më të sigurt, por është e kundërta e asaj që zjarrfikësit rekomandojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0037472248077393