INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dërgohen në gjykatë pesë ish-zyrtarë të Doganës Berat. I shkaktuan buxhetit të shtetit 400 mijë dollarë dëm

Dërgohen në gjykatë pesë ish-zyrtarë të Doganës Berat. I shkaktuan buxhetit të shtetit 400 mijë dollarë dëm

Publikuar më: 15:26 30-11-2016

Pesë ish-zyrtarë të Doganës së Beratit, ndër të cilët edhe ish-kryetari janë dërguar në gjykatë pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerën rreth 400 mijë dollarë.Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimin , të cilin e nisi e në bazë të materialit referues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit raportoi se kishte evidentuar shkelje në procedurën doganorë të subjektit “Center Shqiptare”, me administrator Vladimir Qepa. Pesë personat e akuzuar janë Evis Plaku, ish-Kryetar i Degës Doganore Berat i akuzuar “Shpërdorim detyre” e Dhamo Xhamballo, Akion Hysi, Arben Ulaj dhe Greta Berberi

Të akuzuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. Administratori i “Center Shqiptare” akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra te tjera”.

Hetimet

Nga të dhënat që KLSH referoi, rezultonte se, në vitin 2014, subjekti privat, pavarësisht se ishte në regjimin “Pezulluar”, ka ushtruar aktivitet tregtar në zhdoganim dhe shitje materiale letre dhe plastike. Subjekti privat “Center Shqipëria” kishte qenë nën kontroll nga Dega Doganore e Beratit, ku merrnin pjesë Dhame Xhamballo, Akion Hysi dhe Arben Ulaj.
Pavarësisht se subjekti privat kishte zhvilluar aktivitet tregtar, grupi i kontrollit të Doganës Berat i kishte llogaritur një detyrim minimal ndaj shtetit, krahasuar me detyrimin real të subjektit. Sipas kontrolluesve, detyrimi ishte rreth 1.4 milionë lekë të reja.
Deklarata doganore e kësaj kompanie private ishte subjekt i një kontrolli të zhvilluar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Grupi i kontrolli nga Tirana konstatoi parregullsi në punën e grupit të kontrollit lokal dhe urdhëroi ripërsëritjen e procedurave ndaj “Center Shqiptare”.
Pasi u realizua rikontrolli, ku, krahas doganierëve të parë, merrte pjesë edhe doganierja Greta Berberi, u caktua një detyrim i ri për subjektin privat, i cili ishte në vlerën e 4 milionë lekëve të reja. Pasi u realizua ky rikontroll, drejtuesi i doganës së Beratit në atë kohë, Evis Plaku, konfirmoi rregullsinë e saj dhe e regjistroi në sistem.
Por, nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultoi se, edhe pas rikontrollit, detyrimi i “Center Shqiptare” ishte shumë herë më i vogël se sa detyrimi real i tij.
Në hetimet e saj, Prokuroria e Beratit arriti në përfundimin se punonjësit e doganës që kanë trajtuar praktikën e këtij subjekti privat, me dashje, kanë zvogëluar ndjeshëm detyrimin ndaj shtetit të “Center Shqiptare”. Në bazë të ekspertizës, rezulton se kompania “Center Shqiptare” i detyrohej shtetit shumën e mbi 40 milionë lekëve të reja. Gjatë hetimit, Prokuroria ka konstatuar se punonjësit e Doganës së Beratit nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë arsyet se përse është kjo diferencë e madhe ndërmjet detyrimit real dhe detyrimit të nxjerrë prej tyre.
Gjithashtu, gjatë hetimit, të pandehurit kanë tentuar që tët’ia kalonin përgjegjësitë tek njëri-tjetri.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984