INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deri ku do të shkojë lidhja mes Katy Perry dhe Orlando Bloom?

Deri ku do të shkojë lidhja mes Katy Perry dhe Orlando Bloom?

Publikuar më: 13:39 13-03-2016

Tani na ngelet të flasim për martesën e tyre.

Këngëtarja 31 vjeçare dhe aktori 39 vjeçar nuk kanë shumë kohë që janë lidhur, por mesa duket marrëdhënia mes tyre po bëhët më serioze. Kështu Orlando Bloom vendosi ta prezantojë hitbërësen e “I Kissed a Girl” me të ëmën e tij gjatë javës që lamë pas. Sipas The Mirror takimi i saj me të ëmën e Bloom, Sonia Costance Josephine, ndodhi në një bar të vogël pranë qytezës së tij të lindjes. Sipas një burimi ata dukeshin të buzëqeshur dhe ndiheshin rehat nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje Katy fluturoi deri në Mbretërinë e Bashkuar enkas për këtë takim. Duket se aktori i “Lord of the Rings” e ka marrë shumë seriozisht këtë lidhje dhe mbase do e çojë atë deri në fund. Kjo është lidhja e tij e parë publike pas divorcit me modelen Miranda Kerr tre vjet më parë, me të cilën ka edhe një djalë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939