INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deri në 30 dhjetor studentët mund të aplikojnë për bursa. Ja kush përfiton…

Deri në 30 dhjetor studentët mund të aplikojnë për bursa. Ja kush përfiton…

Publikuar më: 11:39 28-12-2016

1800 bursa studimi ka miratuar qevereria për vitin akademik 2016-2017. Ato do ndahen për disa kategori studentësh.
Fakultetet e universitetit të Tiranë kanë njoftuar studentët se afati i fundit i është data 30 dhjetor 2016, ndërsa afati i fundit i miratimi të tyre është data 31 janar 2017. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për studentët administrohen nga universitetet publike. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë (lekë/ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo studenti.
Bursa përfitojnë:
Studentët e shkëlqyer, me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që ndjekin studimet në një program studimi të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë. Notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota  e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Me bursë mbështetet edhe studentët që kanë mbaruar vitin e parë të studimeve me notë maksimale. Po ashtu, këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës. Sipas vendimit të qeverisë bursë përfitojnë edhe ata studentë të regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe që u përkasin shtresave sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë. Masa e përfitimit të bursës është në varësi të të ardhurave familjare, 4000-4600 lekë në muaj.
Sipas pikës 5 të VKM-ës, studentë në nevojë konsiderohen: Sipas kriterit ekonomik: Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar. Jashtë kriterit ekonomik: studentët që kanë përfituar statusin e jetimit; studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268