INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dermatoza: Asgjesohen 190 lopë, do rimbursohen të gjalla

Dermatoza: Asgjesohen 190 lopë, do rimbursohen të gjalla

Publikuar më: 12:29 29-08-2016

190 lopë janë asgjesuar në mbarë vendin, si pasojë e prekjes nga sëmunda e Dermatozë Nodulare, sëmundje e cila prek gjedhet. Kjo është bërë publike nga Drejtori i Shërbimit Veterinar Edi Ferro, në një komunikim për mediat. Sëmundja e cila ka prekur gjedhet në mbarë vendin, ka sjellë dhe reagimin e Ministrisë së Bujqësisë. Për këtë arsyeje, në mbarë vendin po vijon procesi i vaksinimit të gjedheve, për të luftuar paraprakisht këtë sëmundje.
Por të gjithë fermerët e dëmtuara nga ngordhja e gjedhëve pasi janë prekur nga sëmundja e Dermatozës nodulare do të dëmshpërblehen. Drejtori i Shërbimit Veterinar deklaroi se për çdo lopë të ngordhur do të dëmshpërblehen me kafshë të gjalla. Por e gjithë kjo proçedure do të fillojë në momenti që të mbarojë procesi i vaksinimit dhe të shihet dhe impakti i saj tek gjedhet. Kjo për faktin se në Klos dy ditë më parë janë raportuar rreth 100 lopë të ngordhura për shkak të reaksionit të vaksinave.
Edi Ferro theksoi se i gjithë ky proçes po monitorohet nga instacat përkatëse. Ndërkohë Ferro pohoi se vaksinimi po vijon me ritme të kënaqshme dhe do të rishikohen përsëri masat për reduktim.

Article Logic
Execution time: 0.0024280548095703