INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dervishaj: Zgjidhet problemi i mbetjeve, Vlora me landfill të ri

Dervishaj: Zgjidhet problemi i mbetjeve, Vlora me landfill të ri

Publikuar më: 19:32 13-12-2016

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka zhvilluar një takim me Kirk Mildner, Drejtori në bankën gjermane “KFW” për Transportin dhe Infrastrukturën e Bashkive për Europën Juglindore dhe Turqinë.

Gjatë takimi u fol për marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane KFW, për  landfillin e ri që do të ndërtohet në Vlorë në vitin 2017. Ministri Dervishaj falënderoi “KFW” për angazhimin konkret që po jep prej vitesh në vendin tonë, duke financuar ndërtimin e shumë veprave.

Ministri Dervishaj tha se ky landfill i ri, do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në bashkinë e Vlorës dhe atë të Selenicës, duke i dhënë zonës një ndihmesë të madhe veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Dervishaj, tha se ky impiant do të ketë teknologji moderne, pasi parashikon ndarjen e mbetjeve të riciklueshme, redukton çlirimin e gazrave dhe ka një kapacitet të lartë për përpunimin e mbetjeve të riciklueshme dhe të kompostuar, deri në 350 mijë tonë.

Drejtori i KFW Kirk Mildner tha se 3 marrëveshjet, parashikojnë ndërtimin e një landfilli të ri, si dhe mbylljen e landfillit ekzistues në Vlorë. Marrëveshjet parashikojnë një pjesë të financimit me grant dhe një pjesë më kredi të butë.

Zoti Mildner theksoi se “KFW” do të vijojë me  mbështetjen e sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve, në kuadër edhe të reformës së Ujit, të ndërmarrë nga Ministria e Transportit.  Gjatë takimit Ministri Dervishaj dhe drejtori Mildner, theksuan se për zbatimin me sukses të reformës së Ujit, duhet që ujësjellësit ti kushtojnë më shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve menaxheriale dhe operatore.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996