Pak ditë më parë Travis Scott festoi ditëlindjen e tij.
Nuk mund të rrinte pa tërhequr vëmendje dedikimi i ëmbël i Kylie Jenner për të në “Instagram”, ku ndër të tjera i thoshte se ajo do të dëshironte që shumë shpejt të kishte një fëmijë tjetër me reper-in.
Kësaj deklarate Travis, i’u përgjigj me një tjetër foto ku shkruante: “Të dua nusja ime”.
Mirëpo në komentet e fotos së Kylie-t një prej shoqeve të nguhsta të saj i shkruante: “Jepi Travis, bëje Storm-in(vajza e vogël e çiftit) me një vëlla”, ndërsa modelja i shkruante: ‘’Motër!!!!’’ , duke shprehur në këtë mënyrë se ajo për fëmijë të dytë do dëshironte një tjetër vajzë shkruna revista “People”.
Kylie nuk e ka fshehur këtë dëshirë të sajën, ku nga pyetjet që i kanë drejtuar fansat në rrjete sociale ajo është shprehur se do një familje të madhe dhe me shumë vajza në të.