Ylli i njohur Kim Kardashian, njihet për linjat dhe format e saj të rrumbullakosura që çdo kush do ti dëshironte.
Një djalë i ri me emrin Jordan Spark është fans i çmenduar pas saj, i cili ka fiksim të bëhet si Kim Kardashian.
Deri më tani, ai ka bërë shumë operacione plastike dhe mjekët e kanë paralajmëruar se është duke marrë infeksione të rënda raporton ''Revistawho.com". Por me sa duket Jordan e ka vendosur të ardhmen e tij dhe përsëri nuk ndalet.
Ai shpenzoi 8 mijë euro në operacionin e parë të bërë në Turqi dhe operacioni i dytë kushtoi 5 mijë euro. Mjekët kanë raportuar për mediat se i riu ka marrë një bakter mishngrënës, i cili po i rrezikon jetën.