INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshiron të dukesh sensuale? Ka disa sekrete...

Dëshiron të dukesh sensuale? Ka disa sekrete...

Publikuar më: 17:41 16-11-2017

Je lodhur me të njëjtin stil dhe preferon të dukesh më tërheqëse dhe sensuale. Një lajm i mirë për ju ky është një mision krejtësisht i mundur.

Të dukeni seksi është një art që mësohet dhe mund të vihet në praktikë në varësi të situatave dhe njerëzve.

Përmes këtij shkrimi ju njohim me disa nga strategjitë sesi të dukeni seksi.

Rregulli numër : Vetëbesim
Nëse nuk beson tek vetja nuk do të mund kurrë të bindësh të tjetërt. Kujdesu me detajet në pamjen tënde atë cka nuk të pëlqen rregulloje. Vlerësoi veten sidomos ato pjesë të fizikut ku është pika jote e fortë. Mëso të vlerësoh veten.

Ji femërore mëso të buzëqeshësh. Kur i flet dikujt shihe në sy. Buzëqeshja përcjell idenë se je një person I qetë dhe I sigurt në vetvete. Cdo lëvizje të jetë e kujdesshme. Mëso të ecësh me taka, mos harro të marrësh me vete edhe pupat nëse nuk ndihesh mirë.

Imagjinoje veten seksi

Të jesh tërheqëse është mbi të gjitha cështje truri. Imagjinoje veten në rolin e një rockstar. Të jesh seksi nuk do të thotë të jesh e këndshme. Por kujdes mos ekzagjeroni mos jinni vulgare. E rëndësishme është të ndihesh vetvetja.

Pamja fizike edhe pse në modë janë ngjyrat natyrale ju duhet të bëni pak make up. Flokët të jenë të prera sipas fytyrës suaj. Mos nënvlerësoni edhe aksesorët, vathët, byrzylyk apo dhe varëse.

Sic e thamë të jesh seksi nuk do të thotë të jesh vulgare. Kujdesuni që mos të rregulloheni në publik. Do të shfaqni pasiguri. Mos harroni duhet të jesh e dashuruar me vetveten.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324