INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi gjumë më kualitativ? Bëni dush një orë e gjysmë para se të flini...

Dëshironi gjumë më kualitativ? Bëni dush një orë e gjysmë para se të flini...

Publikuar më: 13:34 24-07-2019

Keni probleme e gjumë? Përveç leximit dhe ushtrimeve fizike, ka edhe një truk tjetër që shkencërisht ju ndihmon të flini më mirë.

Sipas një studimi të ri, duke bërë dush 1 orë e 30 minuta para se të flini ju do të bëni gjumë shumë më kualitativ.

Përveç se e përmirëson kualitetin e gjumit, një dush në ujë të nxehtë 40-43 gradë celsius ju ndihmon ta shpejtoni edhe procesin e rënies në gjumë për mesatarisht 10 minuta.

Pra, nuk keni nevojë të rrotulloheni më aq shumë për t’ju marr gjumi.

Për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, gjithashtu rekomandohet të mos pini kafeinë pas orës 16:00, ta shmangni alkoolin, të mos i përdorni pajisjet elektronike, etj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484