Nis një aventurë e re, dronë të zgjuar për shpërndarjen e kafesë. Kompania kompjuterike IBM po përqëndrohet te kafeja. Me rastin e 107 vjetorit të tij, dronët e zgjuar do të shpërndajnë kafet edhe pa i kërkuar ju. Dronët do të jenë në gjendje të sjellin kafe tek punonjësit e përgjumur ose te konsumatorët. Dronët do të jenë të pajisur me një aparat fotografik dhe sensorë biometrikë. Teknologjia po përgatitet së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga IBM, në zyrën e patentave amerikane dhe mund të përdoret në zyra dhe kafenetë për të rritur shitjet e saj.