INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi lëkurë të pastër dhe pa akne? Kjo recetë natyrale do t’ju shpëtojë jetën!

Dëshironi lëkurë të pastër dhe pa akne? Kjo recetë natyrale do t’ju shpëtojë jetën!

Publikuar më: 13:07 25-03-2019

Kujdesi për lëkurën e fytyrës ngelet një ndër pjesët më të rëndësishme të shëndetit tonë. Është pjesa e kontaktit me të tjerët, pjesa që na bën shpeshherë të mos ndjehemi mirë
Për të pasur lëkurë të shëndoshë, duhet kohë pas kohë edhe ta trajtoni në mënyrë efikase me ndonjë maskë. Kësaj radhe po sjellim para jush recetën e maskës e cila preferohet që të bëhet në kushte shtëpiake dhe me gjëra natyrale. Kjo është receta e maskës me avokado, mjaltë, jogurt dhe vaj jasemini.

Recetë mjaft efikase për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës së fytyrës dhe për të riparuar pjesëzat e dëmtuara të lëkurës, aknet e rrudhat e theksuara.

Përbërësit:
- ½ e avokados pa lëkurë
– 2 lugë mjaltë
– 2 lugë jogurt
– 5 pika vaj jasemin

Përgatitja
Pasi të keni pastruar dhe larguar lëkurën, përdorni një pirun për të shtypur avokadon.
Më pas shtojini 2 lugë mesatare mjaltë.
Shtoni edhe dy lugë jogurt.
Shtoni edhe 5 pika vaj jasemin.
Përzijeni për 2 min me anë të pirunit derisa masa të bëhet kremoze.

Përdorimi:
Pasi keni bërë lyerjen e plotë të fytyrës, lëreni për 25-30 min. Pas kësaj kohe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Mund ta aplikoni 2 herë në javë për 1 muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893