INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi martesë të lumtur? 5 këshillat që nuk duhet t’i dëgjoni!

Dëshironi martesë të lumtur? 5 këshillat që nuk duhet t’i dëgjoni!

Publikuar më: 17:57 26-02-2016
Gjatë martesës ka momente të bukura, por edhe problemet janë pjesë e saj.

Çiftet mundohen të marrin këshilla të ndryshme nga  familjarët dhe miqtë e tyre. Ja cilat janë këshillat që nuk duhet t’i merrni parasysh, sipas ekspertëve:
 
1. Harxhojini paratë si të doni
Jane Greer, eksperte e lidhjeve ka thënë se nëse shpenzoni në fshehtësi, kjo do ndikojë në probleme financiare dhe do krijoni konflikt me partnerin tuaj. Duhet të tregoheni të mirëkuptueshëm në lidhje me paratë, sepse më pas do nisin sekretet dhe kjo do ndikojë negativisht në martesën tuaj.
 
2. Asnjëherë mos shkoni në shtrat të zemëruar
Zemërimi është pjesë e jetës, edhe pse ndikon jo mirë në një marrëdhënie. Duhet të flisni hapur me partnerin për atë gjë që ju shqetëson, sepse të bëni sikur asgjë nuk ka ndodhur do e rëndojë edhe më shumë situatën.
 
3. Gjithmonë dëgjoni vjehrrën
Ekspertët thonë se duhet ta respektoni vjehrrën, por edhe mendimi juaj ka shumë rëndësi. Duke dëgjuar gjithmonë çka thotë ajo, do harroni harroni veten tuaj.
 
4. Fëmijët vijnë gjithmonë të parët
Fëmijët në një martesë janë gjëja më e bukur dhe më e rëndësishmja, por kjo nuk do të thotë të nënvlerësoni partnerin. Mundohuni të krijoni një ekuilibër të caktuar dhe martesa juaj do jetë e mrekullueshme.
 
5. Nëse nuk jeni të lumtur, divorcohuni
Të ndahesh, është një nga gjërat më të lehta për t’u thënë. Kjo këshillë është ndër më të këqijat kur bëhët fjalë për të braktisur familjen, vetëm se nuk jeni të lumtur. Mos u nxitoni, sepse bëhët fjalë për vendimin më të rëndësishëm për ju.
 
Article Logic
Execution time: 0.003748893737793