INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi një bark të sheshtë sa më shpejt? Mënjanoni këto ushqime

Dëshironi një bark të sheshtë sa më shpejt? Mënjanoni këto ushqime

Publikuar më: 11:10 26-04-2017

Nëse dëshironi të këni një bark të sheshtë dhe një bel sa më të hollë, jo domosdoshmërisht duhet të mbani dieta tejet të rrepta.

Por rregulli kryesor është të mënjanoni ato produkte të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në shtimin e dhjamit në zonën e barkut dhe belit.

Ja cilat janë këto produkte:

Karbohidratet e këqija : kuleçët, keku, paninet me miell të bardhë, makaronat e bardha, orizi, cerealet etj

Yndyra e keqe: sallamet, proshutat, ëmbëlsirat industriale, patatinat dhe snaks-et e paketuara, si dhe produktet që janë pregatirur me vaj misri, vaj luledielli ose vaj soje

Bulmeti me përmbajtje të lartë të laktozës: të tilla produkte janë djathrat e butë, qumështi apo ëmbëlsirat me përmbajtje të lartë laktoze

Bishtajoret: produkte të tilla si fasulet, thjerrëzat, qiqrat etj, shkaktojnë gazra dhe i japin fryrje barkut, prandaj duhet të minimizoni sasinë e konsumimit të tyre

Ëmbëlsuesit artificialë: produktet të cilat përmbajnë ëmbëslues artificialë, të tilla si lëngjet e gatshme të frutave, kompostet apo ëmbëlsirat e paketuara duhet ti eliminoni nga menuja juaj për të pasur një bark të sheshtë

Disa perime shumë të pasura me fibra: perimet janë në përgjithësi shumë të shëndetshme por disa prej tyre kanë sasi të lartë fibrash dhe krijojnë një fryrje të barkut dhë ngadalësojnë tretjen. Të tilla perime janë: brokoli, artiçoka, lulekara, lakra etj.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715