INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi një jetë seksuale më të mirë? Provoni Pilates!

Dëshironi një jetë seksuale më të mirë? Provoni Pilates!

Publikuar më: 14:30 17-03-2017

Besojeni apo jo, këto ushtrime ndikojnë së tepërmi.

Si të gjitha aktivitetet fizike, edhe seksi parashikon një stërvitje specifike. Të përgatisësh trupin për këtë raport, mund të ndihmojë në arritjen e kënaqësive të mëdha. Ky lloj trajnimi parashikon disa ushtrime fitness-i, joge dhe gjimnastike për zonat intime.

NISNI ME PAK VRAP!

Për të arritur orgazmën, mund të duhet durim dhe kohë. Ndaj, në vend që të vareni vetëm nga kohëzgjatja e partnerit, mund të provoni të përmirësoni rezistencën tuaj fizike. Si fillim, ka rëndësi nisja e një stërvitjeje kardiovaskulare. Për këtë mund të ndihmojë vrapi, i cili stabilizon frymëmarrjen, forcon muskujt e këmbëve, të vitheve dhe të kofshëve (mjaft të përdorur gjatë seksit). Vraponi tri herë në javë nga gjysmë ore.

EKSPERIMENTONI ME PATINAT!

Tonifikon të gjithë muskujt që përfshihen gjatë një akti seksual. Patinat ndikojnë në muskujt e kofshëve, por edhe në muskujt abdominalë, të cilët ndihmojnë në mësimin e të mbajturit ekuilibër. Nëse nuk ju pëlqen kjo, atëherë në palestër duhet të përdorni stepin, më saktë një lloj stepi të caktuar që imiton lëvizjet e patinave, i quajtur “Cardio Wave”. Këshillohet dy herë në javë.

SHTONI USHTRIMET ME PILATES!

Ju pëlqen pozicioni “ti sipër, ai poshtë”? Që të arrini ta mbani sa më gjatë këtë pozicion, nevojitet një stërvitje e mirë e pjesës së përparme të këmbëve. Bëni stretching për kofshët dhe pulpat, duke ruajtur pozicionin klasik, teksa përpiqeni të arrini me duar kaviljet. Por, për këtë ushtrim, mund të rezultojë i pranueshëm edhe stërvitja me pilates një herë në javë, e cila ju ndihmon të çlodhni muskujt dhe të parandaloni ngërçet gjatë raportit seksual.

NDIQNI RITMIN...!

Jeni në një pozicion tjetër, atë të një marrëdhënieje ku ju jeni mbështetur me duar dhe gjunjë, ndërsa ai është pas jush. Pas pak, ndjeni lodhje në zonën e mesit. Kjo, pasi muskujt tuaj abdominalë janë të patonifikuar. Nëse mesi nuk “mban”, do të thotë që abdominali nuk është në formë. Përfshini në të përditshmen tuaj një ushtrim tipik për legenin. E shtrirë, me këmbët e përthyera dhe të vendosura në tokë, shtyni nga poshtë sipër pjesën e legenit dhe më pas qetësohuni. Bëjeni këtë ushtrim me tre seksione nga 15 herë.

ZBULONI “MAGJINË”!

Për të tonifikuar zonën gjenitale, mund të ndihmojë joga. Ne e dimë që në Shqipëri është e vështirë të gjesh në palestrat e zakonshme instruktorë të jogës, ndaj mund të nisni në shtëpi me disa ushtrime të ngjashme dhe të thjeshta. E ulur me këmbë të kryqëzuara, merrni frymë, kontraktoni muskujt e legenit (njësoj sikur do të mbash urinën), qëndroni për disa sekonda kështu dhe më pas qetësohuni duke marr frymë lirisht. Bëjeni këtë ushtrim për pesë minuta. Pas dy javësh, do të ndjeni rezultatet e para.

GJIMNASTIKA EKSTREME!

Në fund, nuk mbetet veçse të stërvitni muskujt e vaginës, të cilët janë më të përfshirët në raportin seksual. Është e vështirë t’i identifikoni, por njësoj si me ushtrimin e jogës, do të mund të kontrollohen. E shtrirë, me duar mbi bark, duke mos lejuar lëvizjen e vitheve, qëndroni duke u shtrënguar për disa sekonda. Duke tonifikuar këta muskuj, përmirësoni qarkullimin e gjakut, duke i bërë më të ndjeshme gjenitalet tuaja.

Article Logic
Execution time: 0.0051219463348389