Njerëzit tashmë mund të fitojnë para vetëm duke bërë foto dhe duke i postuar në Instagram.
Mësohet se kushti për të marrë para nga ky app, është numri i ndjekësve nga 50 K deri në 200 K. Kështu ju do të fitoni më shumë se 1,000 dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë. Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mediakix, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.
Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.