INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi t’i dhuroni partnerit një natë pasionante? Kjo pije bën 'magji'

Dëshironi t’i dhuroni partnerit një natë pasionante? Kjo pije bën 'magji'

Publikuar më: 17:06 28-05-2019

Ndizni pasionin në një lidhje të hershme, përkufizoni atë që doni në shtrat, por edhe bëhuni ‘bisha’ që të dy ëndërroni.

Më poshtë po iu sjellim disa nga pijet që shtojnë dëshirën tuaj dhe iu bëjnë të ndiheni në një formë të shkëlqyer, domethënë shtojnë dëshirat tuaja seksuale.

Alkooli stimulon receptorët në trurin tonë dhe kur jemi te 1-2 gota kemi një ndjenjë ngrohtësie që ende nuk është “mbytur” nga marramendja që vjen pas disa gotave të tjera. Çdo lloj alkooli (me konsumim të moderuar) ndihmon në kënaqësinë dhe dëshirën seksuale, por asnjë nuk ka të krahasuar me verën e kuqe. Ajo ka të mira në aspektin seksual si për femrën, ashtu edhe për mashkullin.

Për femrat, vera e kuqe thekson edhe më shumë dëshirën seksuale, të paktën kështu ndodh sipas disa kërkuesve shkencorë italianë. Ata zbuluan se vera e kuqe rriste qarkullimin e gjakut në zonat erogjene të femrave, që rrjedhimisht rrisin dëshirën seksuale.

Gjithsesi, kërkuesit shkencorë saktësojnë se pas 2 gotave, janë efektet e tjera të alkoolit ata që marrin kontrollin dhe sjellin një eksperiencë seksuale më pak të kënaqshme. Moderimi, mesa duket, është çelësi i suksesit. Për meshkujt, jo vetëm që 1-2 gota rrisin qarkullimin e gjakut në zonat thelbësore, por vera e kuqe rrit edhe nivelin e testosteronit në gjak. Testosteroni është një hormon i domosdoshëm për urinë seksuale te meshkujt. Por, ashtu si edhe te femrat, disa gota më shumë kanë efektin e kundërt, ulin testosteronin dhe dëshirën seksuale.

Pra, kur flasim për verën dhe seksin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të hapni një shishe verë dhe ta ndani me partnerin. Kjo është sasia e duhur për secilin nga ju, në mënyrë që të përfitoni nga efektet pozitive të kombinimit verë-seks.

Article Logic
Execution time: 0.0024960041046143