Të gjithë duam të dukemi 10 vite më të reja dhe kjo recetë me bazë orizin japonez kur përdoret siç duhet, rezultatet bëhen te dukshme brenda disa javësh.
Ka edhe disa përfitime të tjera nga kjo maskë: pastron lëkurën dhe largon njollat e errëta duke e lënë atë të butë.
Kjo për shkak se orizi përmban një përqindje të madhe të antioksidantëve, të cilët vijnë nga acidet linoleike dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë.
Përbërësit për përgatitjen e kësaj recete natyrore: Një gotë me ujë Një lugë çaji me mjaltë 3 lugë çaji me oriz një lugë qumësht.
Hapat për përgatitjen:Së pari: Vendosni 3 lugë oriz në një enë me ujë dhe lërini të ziejnë për 3 minuta.
Hiqeni nga zjarri dhe masën hidheni në një enë të pastër. Shtoni në të mjaltin dhe qumështin e nxehtë.
Trazojini derisa të bëhet një masë homogjene.
Mënyra e përdorimit dhe rekomandimet:
Masazhojeni maskën në fytyrën tuaj për 15 minuta dhe lërëni derisa të thahet.
Më pas, pastrojeni me anë të të një peshqiri të lagur me ujë të destiluar.
Ne sugjerojmë që ta përdorni këtë maskë vetëm një herë në javë.