INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohen ministra, mësoni ku mund të aplikoni…

Kërkohen ministra, mësoni ku mund të aplikoni…

Publikuar më: 12:20 12-10-2018

Me siguri shumë prej jush dëshirojnë të kenë një post në qeveri, të jenë ministër.

Një mundësi të tillë e ofron qeveria e Irakut, ku ju mund të aplikoni online dhe të kandidoni për ministër.

Rreth 36,006 persona kanë aplikuar për një vend në cabinet.

Kryeministri i nominuar Adel Abdul Mahdi ishte ai që publikoi të dhënat me krenari. Mahdi shkroi në Facebook se ekspertët, specialistët dhe personat me eksperiencë, duhet të propozojnë kandidaturën e tyrë në faqen e qeverisë.

Synimi i tij është që të drejtojë një ekip ministrash tekonkratë të aftë, të çliruar nga tensionet politike, etnike dhe sektariane, që kanë përfshirë Irakun që nga rënia e Sadam Huseinit, në vitin 2003.

Aplikantët gjithashtu duhet të paraqesin prova për të dëshmuar se janë ligjërisht në gjendje të mbajnë një pozicion publik, sipas kushtetutës dhe ligjeve të Irakut.

Aplikimi nisi të martën në orën 8 dhe u mbyll këtë të enjte.

Atyre u është kërkuar të plotësojnë orientimin e tyre politik, emrin e partisë politike ku i përkasin, nëse është e aplikueshme, dhe të zgjedhin emrin e ministrisë që ai ose ajo dëshiron të kryesojë.

Ai gjithashtu duhet të përmendë kualifikimet, përvojën e punës dhe të shkruajë një "deklaratë vizioni" se si do ta zgjidhnin problemin dhe cilat karakteristika duhet të kenë një udhëheqës i suksesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.002032995223999