Aftësia e një shefi për te ndërtuar marrëdhënie komunikimi dhe respekti me stafin e tij është një nga momentet me te rëndësishme ne një kompani.
Megjithatë, komunikimi shef- vartës është gjithsesi një thike me dy presa, duhet kuptuar dhe përcaktuar mire se cili do te duhet te jete kufiri, qe as te mos kalohet, por as te mos i rrish larg, transmeton ikub.
Shefat janë ne radhe te pare ata qe do te duhet te japin shembullin te paret, ndaj ata duhet te jene shume te kujdesshëm ne veprimet qe bëjnë dhe ne fjalët qe zgjedhin për te thënë.
1.Thashetheme
I gjendur ne majën e piramidës se kompanisë, shefat përgjithësisht vuajnë një fare vetëizolimi. Dhe për ta thyer këtë ata janë te detyruar te zbresin disa shkalle, për te kërkuar shoqëri ne vartësit poshtë, por është e gabuar qe këtë ta arrijnë përmes thashethemeve. Këto vërtet favorizojnë krijimin e marrëdhënieve, por nga ana tjetër ato minojnë klimën e besimit dhe te maturisë qe një shef duhet te transmetoje tek ata.
2.Të kërkojë informacione për vartësit
Ndodh qe një shef te jete realisht i interesuar për vartësit e tij dhe te kërkojë informacione, por kjo do te barte me vete rrezikun e vendosjes ne një pozicion te papërshtatshëm te vartësve, te cilat do te duhet te thyejnë te ashtuquajturin kod te besimit qe vendoset mes tyre dhe shefit.
3.Të mos dëgjojnë argumentet e te tjerëve
Nëse nuk i krijon hapësirën vartësve te thonë mendimin e tyre, automatikisht do te thotë tu mbyllesh atyre derën e komunikimit.f