INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të jetoni sa më gjatë? Ja sekreti…

Dëshironi të jetoni sa më gjatë? Ja sekreti…

Publikuar më: 11:30 01-04-2016

Eliksiri i jetëgjatësisë, sipas kërkimeve të gazetarit të “New York Times”, Dan Buettner, gjendet tek ushqimi. Janë disa praktika të ndjekura nga më të moshuarit e botës, që Buettner i ka studiuar në kuadër të një projekti me “National Geographic”.

Ritualet e përshkruara aty i përkasin 100-vjeçarëve në Okinava të Japonisë, Loma Lindas në Kaliforni, Ikarias në Greqi, Nycoias në Kostarika dhe l’Ogliastra-s në Sardenjë.

Asnjëri prej tyre nuk shikon kaloritë, nuk merr vitamina e nuk kontrollon proteinat. Rregulli i parë i artë, - sipas gazetarit, - është se 95% e asaj çfarë konsumohet duhet të vijë nga bimët, qofshin këto jeshillëqe, drithëra integrale, perime apo fruta mundësisht të stinës.

Por në piramidën e rëndësisë, vendin e parë e zënë bimët jeshile. Mishi nuk duhet ngrënë më shumë se dy herë në javë, e brenda mundësive të konsumohet 85 gramë peshk në ditë. Më të preferuarat në këtë rast do të ishin sardelet dhe merluci, të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të mërkurit apo substancave të tjera kimike.

Duhet reduktuar në dietën e përditshme sasia e qumështit dhe djathit; lejojini vetes deri në 3 vezë në javë. Perimet e zjera duhet të jenë në tryezë çdo ditë, sikur dhe një racion i vogël, por që vlerat ushqyese i ka të mëdha. Kaloni te mielli integral në gatimet e shtëpisë, ulni konsumin e sheqerit, nëse doni të jetoni më gjatë, një dorë arra në ditë po ashtu nuk bën dëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035061836242676