INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të mbeteni shtatzënë? Tetë këshilla që duhet të ndiqni

Dëshironi të mbeteni shtatzënë? Tetë këshilla që duhet të ndiqni

Publikuar më: 05:01 06-07-2017

Një zgjidhje mund të jetë në horizont nëpërmjet një metode të re që lufton shterpësinë, e cila pretendon të ketë rezultate brenda 24 javësh.

Trajtimi i ri fokusohet në largimin e bllokadës mendore që parandalon shtatzëninë dhe reduktimin e kortizolit, hormonit të stresit.

Hulumtime të tjera të kryera nga neuroshkencëtari, Dr Michael Arnold dhe ekipi i tij, gjetën se 75 përqind e çifteve që i janë përmbajtur trajtimeve gjatë një periudhe gjashtë mujore, kanë arritur një shtatzëni të suksesshme, në krahasim me vetëm 32.3 për qind me IVF.

Ja këshillat që duhen ndjekur:

1. Duhet të keni një marrëdhënie të rregullt seksuale (së paku tri herë në javë) gjatë gjithë ciklit të mund të dyfishoni shanset për të ngelur shtatzënë.

2. Qëndroni të hidratuar, pini të paktën 1-1/2 litra në ditë me ujë të filtruar apo shishe.

3. Hani mëngjes çdo ditë në mes orës shtatë dhe nëntë.

4. Sigurohuni që ju jeni në gjumë në orën 23:00.

5. Shmangni ushqimet e skuqura në një temperaturë të lartë.

6. Shmangni alkoolin dhe kafeinën.

7. Reduktojeni stresin tuaj, është thelbësore që truri të dërgojë sinjalet e duhura në trupin tuaj.

8. Shmangni toksina mjedisore ku është e mundur.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494