INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi  të merrni sa  më shumë “like” në rrjetet sociale? Bëni këto 5 gjëra!

Dëshironi të merrni sa më shumë “like” në rrjetet sociale? Bëni këto 5 gjëra!

Publikuar më: 10:25 28-04-2017
Shumica nga ne ka akses  në rrjete të ndryshme sociale, ku postojmë foto dhe presim të marrim “ like”.
Po si t’ia bëjmë që ajo që postojmë  të pëlqehet nga të gjithë? Ja disa këshilla,sipas intv.al  sesi të marrim shumë “like” në këto rrjete sociale:
 
1- Të bëni foto gjatë ditës
Ngjyrat e qarta bëjnë që fotoja të jetë më e bukur dhe të theksohen më mirë detajet që i përkasin fotos. Kjo nuk do të thotë se natën nuk duhet të bëjmë foto, por sa më të qarta, aq më shumë “like” do merrni.
2- Të  siguroheni që fotoja  të ketë  ngjyrë të ndritshme
Instagrami është thjesht pasqyrim i mënyrës sesi e shohim botën, plot ngazëllim dhe ngjyra. Në qoftë se fotoja është e   mrekullueshme, por  nuk është aq e ndritshme apo e gjallë , duhet ta rregullojmë vet me efekte të ndryshme.
3- Të përzgjidhni një vend të veçantë
Vendi ku bëhet fotoja është i rëndësishëm, pasi mund të ndikojë në bukurinë e saj. Ne mund të nxjerrim foto në  natyrë apo  në një rrugë të bukur.
4-Nëse jeni pjesë e fotos, të tregoheni sa më të lirshëm
Duhet të harroni faktin, se impostimi në një pozicion të caktuar, do na japë shumë” like”. Sipas intv.al të tregoheni vetvetja dhe do pëlqeheni më shumë me natyralitetin dhe gjendjen tuaj të momentit.
5- Të zgjidhni orarin e duhur
Secili nga ne ka një orar të caktuar, kur është më i  lirë për të postuar  një foto. Duhet të llogarisni edhe kur miqtë tuaj  janë më aktivë, për t’ju bërë “like” jo shumë larg kohës pasi e keni postuar.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773