INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të mos ndaheni nga personi që dashuroni? Shpejt, bëni këto 5 gjëra!

Dëshironi të mos ndaheni nga personi që dashuroni? Shpejt, bëni këto 5 gjëra!

Publikuar më: 11:59 14-12-2017
Çdo çift kalon vështirësi, sidomos pas një farë kohe së bashku.
Ekspertët, sipas intv.al  kanë dhënë disa këshilla, si të bëheni shumë të afërt me partnerin. Edhe nëse keni pasur ndonjë keqkuptim dhe jeni ftohur, ka ende shpresë se gjërat mund të rregullohen.
 
1. Pyeteni  njëri-tjetrin për gjëra personale
Dr.Arthur Aron ka shpjeguar se duhet patjetër të jeni të lirshëm me njëri-tjetrin. Një mënyrë për ta arritur këtë gjë, është të bëni pyetje personale. Kështu, do fitoni besimin e njëri-tjetrit.
2. Mësoni gjuhën tuaj të dashurisë
Ka shumë rëndësi të dini si po jua shpreh dashurinë partneri dhe si po ja shprehni ju. Kjo gjë do ju ndihmojë të shmangni hatërmbetjet, kur mendoni se partneri nuk ju do, ose ju nuk e doni.
3. Tregoni interes për gjërat që pëlqen ai
Dihet që në lidhje nuk duhet të tregoheni egoistë, pasi rrezikoni të humbisni partnerin. Kushtojini rëndësi, edhe gjërave që pëlqen, pasi do jeni më shumë të afërt dhe konfliktet do pakësohen.
4. Planifikoni një mbrëmje argëtuese
Mos u mendoni gjatë, dilni nga rutina në çift. Bëhuni të bukur, vishuni bukur dhe shkoni diku. Kjo gjë do ju bëjë të ndiheni më të afërt me njëri-tjetrin dhe do e shtoni më tepër dashurinë mes jush.
5. Shkruajini më pak mesazhe njëri-tjetrit, bëni telefonata më shpesh
Ekspertët sugjerojnë, se duhet të bëni më shumë telefonata njëri-tjetrit. Mundohuni të mos shkruani  më shumë mesazhe, pasi është më mirë të dëgjoni zërin e njëri-tjetrit.
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0028889179229736