INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të mos ziheni me dikë? Bëni këto 5 gjëra!

Dëshironi të mos ziheni me dikë? Bëni këto 5 gjëra!

Publikuar më: 10:37 30-03-2018
Thuhet  se është zgjuarsi, nëse dini t’i menaxhoni nervat dhe të flisni me diplomaci.
Ja disa këshilla, sipas intv.al  si të mos i merrni gjërat  me nervozizëm:
 
1. Vizitoni vendin tuaj të preferuar
Ju keni nevojë  të shkoni në një vend që  vërtet e pëlqeni shumë. Kjo do ju ndihmojë të relaksoheni  dhe të qetësoheni.
2. Largohuni 
Nëse e shikoni veten tuaj  të nervozuar në ndonjë ambjent, bëni kujdes dhe largohuni sa më parë. Mos e lejoni veten të kaloni limitin tuaj, prandaj para se të ndodhë kjo gjë, ikni. Kjo do ju bëjë të qetësoheni.
3. Fokusohuni në anën pozitive
Nëse gjatë një debati  e shikoni se situata do shkojë jo mirë, ju duhet të fokusohuni në  anën pozitive. Edhe pse kjo situatë po ju bën nervoz, mendoni gjithmonë për mirë dhe ajo gjendje mund t’ju ikë.
4. Bëni diçka që ju pëlqen
Për të hequr mendjen nga të qenurit nervoz, bëni diçka që ju pëlqen vërtet. Në këtë mënyrë, do kaloni kohën duke u marrë me diçka që ja vlen dhe do harroni problemet.
5. Zgjidhni njerëzit e duhur
Njerëzit e gabuar, janë ata të cilët jua bëjnë jetën më të vështirë. Shmangini sa më shumë negativët dhe ata që ju kanë inat.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0014848709106445