INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të ndiheni më shumë seksuale? Ndiqni këto këshilla

Dëshironi të ndiheni më shumë seksuale? Ndiqni këto këshilla

Publikuar më: 16:32 24-03-2017

Për të qënë seksuale, nuk mjafton vetëm pamja e jashtme, ti duhet të ndihesh mbi të gjitha e tillë brenda vetes.

Prandaj në këtë artikull po sjellim disa këshilla se si mund të arrish të ndihesh më seksuale dhe të kesh një libido më të lartë, e cila sigurisht do të rrezatohet edhe së jashtmi e do ti bëjë meshkujt të çmenden pas teje.

1. Lexo libra me tematika dashurie

Leximi të ndihmon të pasurosh mjaft botën tënde shpirtërore. E ku ka më bukur se të lexosh libra dashurie, të cilat do të rrisin dëshirën dhe imagjintën tënde seksuale.

2. Vlerëso dhe duaj më shumë veten tënde

Askush nuk është perfekt, por nëse ti nuk arrin të vlerësosh veten tënde, si mendon se mund të të vlerësojnë të tjetët? Prandaj, një ndër këshillat kryesore është të dish të vlerësosh dhe të pëlqesh vetveten, gjë e cila do të pasqyrohet përreth teje e do ti bëjë edhe të tjerët të të shohin ndryshe.

3. Mbaje veten “me të mirë”, jo vetëm për raste të veçanta

Kujdesu për veten tënde dhe bëj here pas here krehje flokësh, manikyr, pedikyr apo trajtime trupi dhe fytyre, vetëm për kënaqësinë tënde, e jo sepse të duhet të shkosh në një mbrëmje apo sepse ke një rast të veçantë. Kjo do të bëjë që ti ndihesh shumë mirë me veten tënde dhe te rrezatosh bukuri gjithmonë.

4. Bëj herë pas here masazhe

Masazhet kanë një ndikim shumë poziv në mirëqënien tende si fizike ashtu edhe shpirtërore, pasi të bëjnë te relaksoshesh dhe largojnë stresin. Prandaj herë pas here vendose në axhendën tënde masazhin e do të shohësh se çfarë ndikimi do të ketë tek ty.

5. Përdor veshje me materiale delikate

Materiali i veshjeve të tua ka shumë rëndësi pasi ato kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me lëkurën dhe trupin tënd. Prandaj, nëse do vërtetë të ndihesh seksuale, fillo të shtosh në garderobën tënde të brendshme mëndafshi dhe dantelle, si edhe fustane me të njëjtat materiale dhe do të shohësh se do të ndihesh si nga brenda ashtu edhe nga jashtë shumë më tërheqëse dhe seksuale.

6. Fillo të aplikosh jogën dhe meditimin

Joga dhe meditimi kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në mirëqënien tënde shpirtërore, por edhe në atë fizike. Ti gjithmonë mund të gjesh 10 minuta kohë për joga apo meditim gjatë ditës, duhet pasur parasysh se i benefitet që ato sjellin për qetësinë dhe përqëndrimin tënd janë tejet pozitve.

7. Vishu në mënyrë të tillë për t’u ndjerë e bukur dhe seksi me veten tënde

Kur mendon në rradhë të parë për veten tënde, e jo për atë se çfarë do të mendojnë njerëzit për ty, do të thotë së ke arritur suksesin brenda vetes. Edhe me veshjet apliko të njëjtën logjikë. Ti duhet të vishesh seksi dhe bukur çdo ditë, për t’u ndjerë, mbi të gjitha, mirë me veten tënde. Nëse ti e sheh veten të bukur dhe seksuale, atëherë të jesh e bindur që këtë gjë do ta shohin edhe të tjerët përreth.

8. Ec drejt dhe bukur, pa u kërrusur

Kërrusja është një zakon shumë i keq, që jo vetëm të bën të dukesh më e shkurtër, por fsheh edhe bukurinë tënde. Prandaj mundohu të ecësh sa më drejtë, të nxjerrësh gjoksin para, e ti hedhësh hapat me besim të plotë në vetvete. Në këtë mënyrë jo vetëm do të ndihesh, por edhe do të dukesh shumë më seksuale dhe e bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045