INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të shmangni erën e keqe të këmbëve gjatë ditëve të verës? Ja disa mënyra…

Dëshironi të shmangni erën e keqe të këmbëve gjatë ditëve të verës? Ja disa mënyra…

Publikuar më: 14:22 14-06-2019

Një ndër problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohemi gjatë verës padyshim është aroma e pakëndshme e këmbëve. Me anë të këtyre metodave ju mund ta zvogëloni atë.

Disa nga këto mënyra janë:

Mbathni këpucë që e absorbojnë aromën e keqe– Këpucët nga najloni dhe plastika e bëjnë më të vështirë “ventilimin” e aromës dhe e përkeqësojnë atë. Zgjedhja e duhur e këpucëve gjatë verës do të iu kryente punë. Gjithashtu përdorimi i këpucëve të hapura apo ecja zbathur kur jeni në shtëpi mund ta parandalojë aromën.

Mos i vishni të njëjtat këpuca çdo ditë– Nëse keni mundësi tentoni të mos i vishni të njëjtat këpuca dy ditë rresht. Ju gjithashtu mund t’i thani këpucët në diell. Mbajtja e thatë e këpucëve ndihmon në zvogëlimin e baktereve, që shkaktojnë aromë. Provoni t’i mbuloni ato me ndonjë gazetë të vjetër, sepse ndihmon në absorbimin më të lehtë të aromës.

Mbani gjithmonë çorape të pastra– Duke veshur gjithmonë një palë çorape të pastra, ju do t’i mbani bakteret larg. Çorapet e thata dhe të pastra duhet të jenë nga ndonjë material i lehtë.

Pastroni këmbët vazhdimisht– Pastrimi sa më i shpeshtë i këmbëve me ujë të ngrohtë dhe me sapun ndihmon në zvogëlimin e aromës së keqe.

Hidratoni këmbët tuaja– Mbajtja e këmbëve të zhytura në çaj të zi për 30 minuta në ditë mund të jetë një zgjidhje e mirë. Gjithashtu uji me kripë ose uji me limon mund të jetë një zgjidhje e mirë për të zvogëluar aromën e keqe të këmbëve.

Përdorni pudër– Ekzistojnë shumë pudra në farmaci, që përdoren për të mbajtur këmbët sa më të thata dhe për ta zvogëluar aromën e keqe të këmbëve. Në vend të një pudre të blerë, ju mund të përdorni edhe sodë buke.

Përdorni antidjersë– Përpos pudrave nëpër farmaci ju mund të gjeni sprej apo deodorant special kundër djersitjes së këmbëve, mirëpo mund të përdoret edhe deodoranti i rëndomtë.

Ndryshoni dietën– Ushqimet dhe pijet që jeni duke i përdorur mund të ndikojnë në aromën e këmbëve dhe trupit në përgjithësi. Duke eliminuar disa ushqime siç janë mishi i kuq, kafeina dhe alkooli ju mund t ë zbusni erën e keqe.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721