INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi  të shpëtoni dikë nga depresioni? 5 Gjërat që duhet të bëni!

Dëshironi të shpëtoni dikë nga depresioni? 5 Gjërat që duhet të bëni!

Publikuar më: 11:30 14-09-2017
Sipas ekspertëve, kohët e fundit janë shtuar rastet e personave të prekur nga depresioni.
Secili prej nesh ka mënyrat e tij për të  ndihmuar dikë që vuan nga kjo sëmundje, por  ja disa këshilla si  mund të jepni suportin tuaj, ndaj një personi që është në fillimet ose ka kohë që është futur në botën depresive të tij.
1-Ti meriton ndihmë
Ai mendon se e meriton gjendjen në të cilën ndohet. Në këtë mënyrë,sipas intv.al  ai refuzon të shkojë  të vizitohohet te ndonjë specialist, pasi kjo gjendje ka ardhur si pasojë e veprimeve të tij dhe asgjë nuk mund ta ndihmojë. Prandaj në mënyrë urgjente duhet t’i sugjerojmë të shkojë të mjekohet.
2- Jam këtu për të dëgjuar
Personi që vuan nga depresioni, nuk e ka aspak të lëhtë të krijojë besim tek dikush, qoftë ai edhe ndonjë person shumë i afërt. Specialistët thonë se këta njerëz kanë shkuar deri në këtë pikë, nga fakti se nuk kanë folur me askënd. Mosbesimi te të tjerët ka bërë që ata ta vuajnë përbrenda vuajtjen e tyre, duke i shkaktuar errrësirë në jetën e tyre. Krijoni besim te ta dhe jini dëgjues i mirë, sepse kjo do i ndihmojë shumë të ndajnë shqetësimin e tyre me dikë tjetër.
3- Je i mrekullueshëm
Gjendja e krijuar tek ta, është aq e rënduar saqë mendojnë se njerëzit nuk i vlerësojnë më në shoqëri. Duhet t’ja rrisni vlerësimin ndaj vetes së tyre, duke i bërë komplimente, pasi kjo do i ndihmojë ata t’i shohin gjërat me më shumë ngjyra pozitive.  
4-Dalim për shëtitje në natyrë
Nuk është e lehtë të nxjerrësh për një shëtitije, dikë që është mbyllur për disa kohë në shtëpinë e tij. Jini optimist, duke i bërë të kuptojë se të qëndruarit  brenda nuk është ide e mirë. Natyra do e ndihmojë të kthjellojë më shumë mendimet, duke e nxjerrë sadopak nga vetmia.
5- Dua të jap një përqafim
Ata mendojnë se askush nuk i do më, por ku ka më mirë sesa një përqafim plot dashuri. Në këtë mënyrë do u rritet më shumë besimi ndaj vetes dhe përqafimi do zëvendësonte edhe ilaçin më të shtrenjtë.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003903865814209