INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të shpëtoni lidhjen tuaj? Ja 6 këshilla!

Dëshironi të shpëtoni lidhjen tuaj? Ja 6 këshilla!

Publikuar më: 17:44 22-01-2016
Të kesh një lidhje të shëndetshme është një nga gjërat më të mira që mund t’ju ndodhë.
Çiftet gjithmonë mundohen të kapërcejnë ato krisjet e vogla, ose të mëdha për të mos përfunduar në ndarje. Edhe pse në dukje një lidhje mund të duket e përsosur, sërish ajo ka nevojë për disa këshilla për të mos përfunduar në monotoni, duke rrezikuar ndarjen. 
Ja si duhet të veproni, për të mos lejuar  lidhjen  tuaj të shkojë drejt ndarjes:
 
1. Flisni sa më hapur
Gjeni momentin kur ndiheni më  të qetë  dhe  tregoni si ndiheni në të vërtet. Ndershmëria ështe çelsi i një lidhjeje të suksesshme, edhe nëse  partneri mund të lëndohet. Në këtë mënyrë do sqaroni veten dhe partnerin tuaj.
 
2. Shkruajini  mendimet tuaja  për lidhjen 
Ndonjëherë është mirë t’i shkruani ato që mendoni për lidhjen, pasi ju lejon të qartësoni mendimet tuaja. Më pas, lehtësisht i krahasoni me mendimet e partnerit dhe problemet mund të gjejnë zgjidhje.
 
3. Bëjini komplimenta njëri-tjetrit
Vënia në dukje e asaj gjëje që pëlqeni te partneri, shpeshherë do ju ndihmojë  të  afroheni me njeri-tjetrin. Nuk është keq ta gëzoni partnerin me komplimenta, sepse do e gëzoni.
 
4. Dërgojini mesazhe 
Kjo nuk do të thotë që duhet ta bezdisni partnerin, por një mesazh i papritur, mund t’ja bëjë qejfin. Qoftë edhe thjesht një përshëndetje, mund të ndikojë në afrimin mes jush.
 
5. Gjejeni kohën për njëri-tjetrin
Një nga justifikimet e njerëzve është gjetja e kohës për t’u takuar. Nëse neglizhoni të takoheni, për shkak të axhendës suaj të zënë, bëni një përjashtim. Kushtojini më shumë kohë lidhjes suaj, pasi keni rrezik ta ftohni marrëdhënien.
 
6. Bëni seks
Kryerja e marrëdhënieve seksuale do ju ndihmojë të harroni tensionin që është krijuar në lidhje dhe do t’ju lidhë më shumë me njeri-tjetrin. 
Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486