INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të shtoni peshë? Këto janë mënyrat natyrale për të shtuar në peshë…

Dëshironi të shtoni peshë? Këto janë mënyrat natyrale për të shtuar në peshë…

Publikuar më: 12:40 23-07-2019

Nëse doni të fitoni peshë, e rëndësishme është ta bëni siç duhet. Pirja e sodave apo ngrënia e ëmbëlsirave mund t’ju ndihmojë të shtoni në peshë, por mund të shkatërrojë shëndetin tuaj në të njëjtën kohë.

Për më tepër doni të shtoni masën e muskujve dhe shëndet të njëtrajtshëm, jo një grusht yndyrë rreth belit. Hani më shumë kalori se sa djeg trupi juaj.

Një mbikalim kalorish nga ç’harxhoni është ajo që ju nevojitet. Pa këtë, nuk do të shtoni dot dhe kjo është më kryesorja. Për të llogaritur kaloritë klikoni këtu: http://authoritynutrition.com/how-many-calories-per-day/

Nëse doni të shtoni peshë ngadalë, atëherë shtojini dietës tuaj 300-500 kalori më shumë se sa ju tregon kalkulatori.

Nëse doni të shtoni peshë shpejt atëherë shtoni 700-1000 kalori përmbi nivelin që ju jepet për të mbajtur peshën tuaj. Hani shumë proteina. Elementi më i rëndësishëm për të shtuar në peshë është proteina.

Muskujt janë të përbërë nga proteinat dhe pa të shumica e atyre kalorive shtesë do të përfundojë si dhjamë në trupin tuaj. Sipas studimeve një dietë e pasur me proteina bën, që të gjitha kaloritë ekstra që keni marrë të shndërrohen në muskuj.

Vetëm mos harroni, që shumë proteina ju ngopin dhe ju heqin oreksin për të ngrënë ushqime shtesë, që ju duhen për të shtuar në peshë.

Ushqimet e pasur me proteina përfshijnë mishrat, peshkun, vezët, produktet e bulmetit, bishtajoret, arrat dhe të tjera. Hani shumë karbohidrate dhe yndyrë, të paktën 3 herë në ditë. Hani shumë ushqime që përmbajnë karbohidrate dhe yndyrë.

Sigurohuni që t’i hani në 3 vakte në drekë dhe përpiquni të shtoni dhe mesvakte të plotë sa herë t’ju jepet mundësia. Hani ushqime të mbushura me energji dhe përdorni salcat, erëzat dhe mbushjet. Është shumë e rëndësishme të hani ushqime me përbërës, që nuk kanë kaluar në procese teknologjike.

Përdorni shumë erëza, salca dhe mbushje shtesë, që do t’ju ndihmojnë të hani shumë dhe ta shijoni ushqimin. Ja disa ushqime të pasura me energji dhe që ju ndihmojnë të shtoni peshë: Arroret: bajame, kikirikët, arrat

Frutat e thata: rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, kumbullat e thata

Bulmetet e pasura me yndyrë: Qumësht, kos me yndyrë, djathë, kremrat.

Yndyrat dhe vajrat: vaj ulliri ekstra i virgjër dhe vaj avokadoje

Drithërat: tërshëra dhe orizi kaf

Mishrat: pulë, biftek, derr, qingj etj.

Zhardhokë: patatet, papatet e ëmbla

Çokollata e zezë, avokado, gjalp kikiriku, qumësht kokosi, granola etj.

8 këshilla më shumë që të fitoni peshë

Mos pini ujë para vakteve. Ju bën të ndiheni të ngopur dhe të mos hani sa duhet

Hani më shpesh. Shtoni një vakt apo mesvakt, kur të mundni, edhe sikur edhe para gjumit.

Pini qumësht. Kjo ju bën të mbusheni me kalori dhe proteina.

Provoni dhe lëngjet për shtim në peshë, shkruan shije.al. Janë të mbushur me proteina, kalori dhe karbohidrate.

Përdorni pjata më të mëdha, do të shtoni racionin e konsumuar në çdo vakt.

Shtoni kremra në kafenë tuaj, një mënyrë e thjeshtë për të marrë më shumë kalori.

Bëni gjumë cilësor. Kjo është vërtet e rëndësishme për rritjen e muskujve tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040671825408936