INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia audio e protestuesve nga Gjykata e Tiranës: ‘Jemi marrë nga krevati me pizhame në orën 3 të natës...’

Dëshmia audio e protestuesve nga Gjykata e Tiranës: ‘Jemi marrë nga krevati me pizhame në orën 3 të natës...’

Publikuar më: 10:04 04-04-2018

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca kundër 23 protestuesve të arrestuar për zhvillimet në kuadër të taksimeve në Rrugën e Kombit.

Seanca ka nisur me tone të ashpra ku protestuesit dhe deputetët e opozitës janë përplasur me policinë pasi fillimisht nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit.

Sipas vendimit të gjykatëses seanca po zhvillohet pa praninë e kamerave dhe disa nga deputetët e PD-së ndër të cilët janë lejuar të futen janë: Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Aldo Bumci, Orjola Pampuri dhe Rudina Hajdari.

Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio, urdhër politik ky që është kundër transparencës.

Njëri prej avokatëve ka bërë publike një audio të rregjistruar në sallën e gjyqit.

Të arrestuarit po thonë që janë marrë nga krevati me bizhame dhe gjithashtu shprehen se nuk është e vërtetë që janë arrestuar në orën 10 të mëngjesit, sipas dëshmisë së protestuesve ata janë arrestuar në 3 të natës.

Njëri prej të arrestuarve, Ahmet Tobi, i sëmurë, me dy koronare, është marrë nga shtëpia me forcë, i arrestuar në kundërshtim me ligjin.

Avokati tha se kishte folur me prokuroren në telefon mbas 24 orësh nga arrestimi dhe se prokurorja nuk kishte marrë masë, duke gënjyer. Avokati ka cilësuar se kjo është vepër penale dhe se i arrestuari Tobi, invalid, është keqtrajtuar.

Gjithashtu avokatët e protestuesve në sallën e gjyqit, thonë se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326