Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në Bathore, ku një 21-vjeçar ka qëlluar dhe vrarë me armë babanë e tij, punonjës policie dhe ka plagosur nënën.
I arrestuari Mirald Metallari është shfaqur i penduar para policies dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke dhënë edhe dëshminë e tij.
“Shkatërrova jetën e motrës, do martohej pas tre javësh. Më kërkoi të ndërtoja një bordurë betoni. Unë e kundërshtova. Debatuam. I mora pistoletën dhe e qëllova. Plumbat prekën nënë, ndërhyri për të na ndarë”, ka thënë në dëshminë e tij paraprake, Mirald Metallari.