INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia e motrës së Arielës do iu rrënqethë: Ma vrau ai plehra para syve të mi, ma vrau...

Dëshmia e motrës së Arielës do iu rrënqethë: Ma vrau ai plehra para syve të mi, ma vrau...

Publikuar më: 19:51 22-01-2018

Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje shumë e tmerrshme nga ku ngeli viktimë një 21-vjeçare. Arilena Murati ndërroi jetë dhe shkak për këtë fatkeqësi ishte 23-vjeçari Aldiosen Belulaj, i cili më pas ka tentuar të vetëvritet me armën e zjarrit që qëlloi të ndjerën.

Gazetari Spartak Koka ka treguar sot ne studion e “Rudina” një pjesë të dëshmisë që kishte dhënë në polici motra e viktimës Ariela Murati.

“Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi. Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë dhe s’na thanë as ata të shtëpisë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”, kështu është shprehur në polici motra e Arielës.

Nën lot dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, motra e Arielës përsëriste vazhdimisht para oficerëve të policisë gjyqësore: “Ma vrau motrën para syve”.

Sipas gazetarit Koka, studentja kishte marrë kërcënime të herë pas hershme dhe zakonisht ruheshin, por kësaj radhe u kapën të papërgatitura nga Aldisoni.

“Ata ishin të papërgatitura pasi zakonisht ruheshin. Për kërcënimet ishte vënë në dijeni edhe familja e vajzës dhe e djalit. Fakti që kërcënimi nuk ishte marrë seriozisht çoi në këtë ngjarje”, tha Koka.

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617