INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia e Shqiptarit në Itali: Ka viktima mes nesh

Dëshmia e Shqiptarit në Itali: Ka viktima mes nesh

Publikuar më: 09:47 24-08-2016

Ministri e Jashtme Shqiptare ka lajmëruar se deri në këto momente nuk ka të dhëna për viktima mes emigrantëve shqiptarë në Itali, nga seria e tërmeteve që kanë rënë mëngjesin e sotëm, i cili la pas dhjetra viktima e qindra të plagosur. Por në janë publikuar disa komunikime, që media të ndryshme ka patur me emigrant shqiptarë që thonë se situata është shumë e rëndë, e mes tyre janë të prekur dhe familjet shqiptare.  
Hamzai është një djalë shqiptar familja e të cilit jeton në Amatrice të Italisë, epiqendra e tërmetit që tronditi Italinë gjatë orëve të natës.
Në një bisedë online për median shqiptare, Hamzai na tregon se babai i tij është dëmtuar lehtë në këmbë dhe se falë Zotit familja e tij është mirë.
Ai thotë se në Amatrice jetojnë 10 familje shqiptare dhe flet dhe për viktima mes shqiptarëve, gjë që deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare.  Ndërkohë për shkak të ngjarjes në zhvillim zyrtarisht nuk është konfirmuar ende numri i saktë i viktimave gjithashtu as dhe kombësia e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934