INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia e trishtë e babait të 17 vjeçarit që u gjet i vdekur në Sharrë

Publikuar më: 09:41 09-08-2016

Gegë Gjoklaj, i ati i A. Gj që punonte në Sharrë në orët e natës dhe u gjet i vdekur dy ditë më parë ka folur më detaje për ngjarjen e rëndë.
Ai thotë se si malësor, që është e mban veten fort edhe pse shpirti ia di dhimbjen që ka. Gega ndjehët keq kur kujton se ditën që ndodhi tragjedia nuk ishte në Tiranë dhe kur mësoi për të birin e gejti atë në morg. Ai për Panoramën ka shtuar se kur pa të birin e pajetë u trondit edhe më shumë nga dëmtimet në trupin e tij që as nuk i shpjegon dot.
I ati i Arditi vazhon rëfimin e trishtë: “Unë jam punonjës policie prej 19 vjetësh. Do të pres përgjigjet e mjekësisë ligjore, autopsinë për të parë nga se janë shkaktuar dëmtimet. Arditi nuk ka qënë i vetëm duke punuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Aty ka pasur edhe punëtorë të tjerë. Patjetër që njeri prej tyre e ka parë atë çfarë apo si ka ndodhur. Gjithashtu, vendi aty ka qënë me kamera sigurie. Do të pres që organet përgjegjës të hapin kamerat dhe të mësohet se çfarë ka ndodhur. Ia kam lënë në dorë Drejtësisë. Djali im ka ikur me shapka dhe me biçikletë në punë. Është gjetur i vdekur me rrobat e punës veshur. Rrobat e lara i ka pasur në mbi biçikletë. Ato janë ende të palëvizuar në vendin që ai i ka lënë, tek puna në Sharrë. Gjithçka ka ndodhur aty, gjatë orarit të tij të punës.”

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371