Mediat tashmë kanë zbardhur deponimin e plotë të zvicerianes e cila ka denoncuar Loredanën dhe vëllain e saj për zhvatje parash dhe mashtrim në shumën e 900 mijë frangave.
Përtej dy të akuzuarve denoncuesja ka folur edhe bashkëshortin e Loredanës, Mozzik, nga I cili nuk kemi ende asnjë deklaratë për atë se çfarë është duke ndodhur.
Në përpjekjen e tyre për të marrë paratë, çifti zvicerian ishte i vendosur dhe ka shkuar në banesën e Loredanës në Luzern nga ku janë përballur edhe me reperin siç raporton edhe “Gazeta Express”:
“Atje ishte edhe bashkëshorti i saj Mozzik. U thash se dua t’i bëj një dhuratë fëmijës së tyre, por nuk më lejuan. Atë ditë Loredana më bëri një transfertë prej 3 000 frangash në llogarinë time duke më premtuar se do të bënte drejtësi dhe do të mi kthente paratë”- thotë Petra.
Vëllai i Loredanës, e kontakton çiftin dhe i thotë se në 6 prill do t’i kthente 650 000 franga, por më pas takimi nuk bëhet.
Loredana arrestohet në 7 maj me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të shumave monetare.