INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia tronditëse e edukatores te kopështi i Anjeza Shabanit: Fëmijët rriheshin se ishin kokëfortë [VIDEO]

Dëshmia tronditëse e edukatores te kopështi i Anjeza Shabanit: Fëmijët rriheshin se ishin kokëfortë [VIDEO]

Publikuar më: 20:37 27-06-2016

Video e publikuar javën e kaluar, ku administratorja e kopshtit privat “Diren” ushtronte dhunë ndaj një të mituri 3-vjeçar, i tronditi të gjithë, dhe u shtuan dyshimet për kujdesin e fëmijëve në ambientet shkollore. Mirëpo një javë pas transmetimit të pamjeve tronditëse në ekranin e Televizionit Klan, ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë vetëm 3 – vjeç, emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër video, të një prej edukatoreve që punonte në këtë kopsht.

Bëhet fjalë për një kamera të fshehtë, ku edukatorja në fjalë pranon dhunën sistematike që i ushtrohej fëmijëve në këtë institucion privat nga administratorja Anjeza Shabani, por jo vetëm.

“Rriheshin sepse nuk bindeshin, sepse ishin kokëfortë, apo sepse hanin me duar”, këto ishin disa nga arsyet e dhunës barbare që ushtrohej ndaj fëmijëve të mitur në kopshtin “Diren”, të Anjeza Shabani.

Ajo tregon se edhe një ish – punonjësje, Elona Turdiu, ushtronte gjithashtu dhunë ndaj të vegjëlve dhe rrëfen se dikur “rriheshin masivisht”.

Edukatorja tregon mënyrat që Shabani përdorte për të fshehur dhunën dhe se 3 – vjeçari nuk ishte i vetmi fëmijë që dhunohej.

Siç rrëfen edukatorja në video, shpesh fëmijët mbuloheshin me çarçaf dhe më pas goditeshin që të mos dalloheshin shenjat. Një tjetër zgjidhje, për të fshehur shenjat e kuqe në trupin e të vegjëlve ishte përdorimi i një sprai, me të cilin i lyenin fëmijët pasi i rrihnin.

Edukatorja konfirmon gjithashtu pasojat e rënda që ka lënë kjo dhunë barbare tek fëmijët, duke sjellë rastin e një të mituri, që po trajtohet nga një psikologe, pasi ngrihet në gjysmë të natës i tronditur e duke ulëritur.

Prindi: Kush merej me fëmijët?

Edukatorja: Anja me gjithë Mondën.

Prindi: Po ajo tjetra, Elona? E ke arritur ti Elonën?

Edukatorja: Po po

Prindi: Tani nuk është te Kisha, është te një kamp veror… 

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879