INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia tronditëse e marinarit që u rrëmbye: Egjiptiani më drogoi, për kapitenin s'di...

Dëshmia tronditëse e marinarit që u rrëmbye: Egjiptiani më drogoi, për kapitenin s'di...

Publikuar më: 10:17 30-06-2016

Marinari Luan Mema, që u rrëmbye me kapitenin dhe anijen nga punonjësi egjiptian ka folur për herë të parë. Ai tha se egjiptiani u kishte hedhur ilaç në ushqim dhe se kur është zgjuar e ka parë veten të lidhur. Mema shton ankthin e të gjithë familjarëve të kapitenit, pasi kur dëshmoi për të tha se kur është përmendur nuk e ka parë Dhimitër Maljan.
Ndërsa në lidhje me fatin e kaptenit Malja mund të ketë informacion vetëm rrëmbyesi, Adel Mohamed Salam, por ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar ai pas arrestimit në Egjipt. Kurse familjarët e kapitenit durrsak janë të shqetësuar për fatin e tij.
Mësohet se Luan Mema ka mbetur pa para dhe nuk po siguron dot biletën për tu kthyer në Shqipëri.
2 javë më parë marinari egjiptian, Adel Salam, mori peng anijen “Çelepia 2” ku në bord ishin marinarët shqiptarë, Dhimitër Malja, dhe Luan Mema.  
Pengmarrësi i anijes “Çelepia 2” Salam u arrestua, pas gjetjes së anijes nga marina egjiptiane në portin e Aleksandrisë në Egjipt.

Article Logic
Execution time: 0.0030491352081299