INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia tronditëse e nënës që donte të vriste vajzat: “Doja t’i mbysja që të mos vuanin”

Dëshmia tronditëse e nënës që donte të vriste vajzat: “Doja t’i mbysja që të mos vuanin”

Publikuar më: 11:43 15-08-2018

Rudina Kishta, e cila një ditë më parë i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj në Fier dhe tentoi të mbyste në “Seman” dy vajzat ka treguar në polici arsyen se përse e bëri veprimin e tmerrshëm. 42-vjeçarja ka deklaruar se donte tu jepte fund vuajtjeve të vajzave . Ajo ka treguar se pasi ka pritur me orë të tëra kthimin e personit me të cilin bashkëjetuesin dhe më pas ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem.  Në dëshminë e saj, nën një ngarkesë të rëndë psikologjike, mësohet se ka thënë se vajzat kërkonte t’i vriste që të mos vuanin. “Doja ti jepja fund vuajtjeve kur mora vesh qe policia po më kërkonte. Isha e traumatizuar”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçarja, e cila sipas Policisë, tentoi ti mbyste vajzat në lumë. Bashkëjetuesi i saj deklaroi një ditë më parë, se Rudina vuan nga probleme psikologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834