INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmon para Gjykatës vrasësi i Fildes Hafizit: Për 15 vite i kam paguar qiranë pa e ditur se...

Dëshmon para Gjykatës vrasësi i Fildes Hafizit: Për 15 vite i kam paguar qiranë pa e ditur se...

Publikuar më: 14:03 01-11-2018

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi bëri bujë në mediet shqiptare. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi ka dhënë sot dëshminë e tij para Gjykatës.

"Deri para magjistraturës me Fildesin kishim marrëdhënie shumë të mira. Pastaj më kërkoi të vazhdoj Juridikun dhe më pas më kërkoi të fitonte Juridikun në mënyrë të papërshtatshme. Deri para magjistraturës me Fildesin kishim marrëdhënie shumë të mira. Më pas më thoshte gjëra që nuk i kuptoja, më mbyllte celularin, më thoshte që nuk i dua fëmijët. Për 15 vite kam paguar qiranë dhe nuk e dija sa e kishte gruaja rrogën", është shprehur Kasemi.

Kasemi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Fildes Hafizi, e cila punonte si gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës.

Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.
Kasemi përballet me akuzën "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi".

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172