Jason Statham është një nga yjet më të mëdha në botë të filmave aksion, por duket se kjo nuk i mjafton që të jetë i lumtur.
Ai është rrëfyer për atë që e cilëson si dështimin e tij më të madh, faktin që nuk ia doli të konkurronte në lojërat olimpike. Aktori 49 vjecar ka përfaqësuar Anglinë në Lojërat e Commonwealth në vitin 1990 në Zelandën e Re. Megjithatë ai nuk ia doli të ngjitej në podium në asnjërën prej 3 garave ku konkurroi. Statham mori pjesë në garën e zhytjes, por sot mendon se mund të ketë zgjedhur sportin e gabuar. Megjithatë, mund të mjaftohet me një karrierë prej aktori ku fiton miliona. Aspak keq!