Moderatorja Elita Rudi ka nisur pushimet dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale. Mirëpo, një ndër këto foto ka bërë që ndjekësit ta akuzojnë rëndshëm për fotoshop. Elita ka publikuar një foto ku dora e saj duket shumë e modifikuar dhe ndjekësit e kanë vënë re menjëherë duke e quajtur “dorë plastike”.
“Omg, dora plastike, fotoshop”, “Fotoshop dorën plastik”, “O Zot si e ka bërë dorën nga fotoshopi! Ju nuk doni veten tuaj”, “Dorë kukulle”, “Po dorës çfarë i ke bërë”, “Dora jote si në filma vizatimorë po duket”, “Edhe në dorë ke bërë fotoshop?”, “Fotoshop niveli 100”, Dora plastikë”, “Je e bukur natyrale, nuk ke nevojë për fotoshop”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve.