INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështoi me Liverpool, por në Turqi të paktën ka sukses me femrat...

Dështoi me Liverpool, por në Turqi të paktën ka sukses me femrat...

Publikuar më: 18:50 12-09-2018

Ish-portieri Liverpool-it, Loris Karius po “çmend” femrat turke, e këtë e ka pranuar vetë duke thënë se është rritur interesi nga gjinia femërorë qëkur është bashkuar me Besiktas-in.

Portieri 25 vjeçar është ndryshe nga “prototipat turk”, bjond me flokë të gjatë, sigurisht që të qenurit ndryshe tërheq dhe portieri po shijon të qenurin në qendër të vëmendjes.

Në një intervistë për Fanatik, ai ka thënë: “E dua Bosforin, vërtet dua të jetoj në një vend me pamje nga deti. Nuk kisha kaq shumë tifoze në Angli, këtu shumica janë femra. Kudo që shkoj nëpër Stamboll , më njohin dhe më kërkojnë autografe.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441