INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dështojnë bisedimet për krijimin e qeverisë. Maqedonia drejt zgjedhjeve [Video]

Publikuar më: 18:18 30-01-2017

Krijimi i qeverisë së re dështoi duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Patnerët strategjik VMRO-DPMNE dhe BDI nuk ranë dakord pavarësisht bisedimeve të zhvilluara deri në minutën e fundit. Kreu i shumicës parlamentare Nikolla Gruevski hodhi poshtë dy kërkesat e partisë BDI, për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë territorinë e Maqedonisë dhe atë për zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale. Ndërkohë BDI nuk hoqi dorë nga kërkesat e platformës shqiptare deri në fund të bisedimeve. Pas shumë orë debatesh të nxehta ka qenë Ahmeti i cili ka vendosur që të mos bëjë koalicion të me Gruevskin-raporton Koha. Net. Pas vendimit të BDI-së, edhe VMRO-DPMNE ka konfirmuar mos arritjen e marrëveshjes me BDI-në ndërsa ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e parkohshme.
“VMRO-DPMNE së bashku me Koalicionin Për Maqedoni më të mirë, si fitues i zgjedhjeve të fundit, beson se formimi i qeverisë duhet të synoj mbylljen e krizës politike, e jo rritjen e saj”-thuhet në deklaratën e këtij koalicioni. Ajo konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja është vendimi i pjekur për tejkalimin e krizës dhe për caktimin e prioriteteve për reforma në plan të parë. Sipas VMRO-s çdo zgjidhje tjetër vetëm do të çojë Maqedoninë në konflikte të reja dhe probleme të tjera. Ndërkohë analistët thonë se BDI do të bënte vetëvrasje politike nëse do të nënshkruante marrëveshjen me Gruevskin. Sipas tyre vendimi i BDI për të mos hyrë në koalicion me Gruevskin erdhi për shkak të presionit të bërë nga opinioni publik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021638870239258