INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon albumi “Anti”  i Ririt, fajtor Jay Z

Dështon albumi “Anti” i Ririt, fajtor Jay Z

Publikuar më: 13:20 19-04-2016

Edhe pse është java e nëntë që singëlli “Work” mban vendin e parë në Billboard, albumi i fundit i Rihannës nuk është se po ecën aq mirë.

 “Anti” ka shitur vetëm 460 kopje në një javë dhe producenti Jonathan Hay thotë se kjo ka ndodhur si pasojë e mundësimit falas në internet.  Ish producenti që ka punuar me Ririn në 2005, fajëson rrjetin shpërndarës Tidal të Jay Z në internet duke thënë : “Kjo është shumë  e sikletshme.” “Është e qartë se 28 vjeçarja  është  mërzitur  me nivelin e suksesit të arritur” vazhdoi ai.

Ndërkohë që fansat e Ririt kanë qenë në pritje të daljes së albumit, shtëpia diskografike e Jay Z e ka lënë për disa ditë pa pagesë  albumin, derisa më pas është hequr nga qarkullimi. Ata dhanë justifikimin se një gabim kishte ndodhur në sistemin e Roc Nation. “Për jay Z ta çojë një artist deri në këtë pikë, është diçka negative sepse kjo do të ndikojë për keq edhe në karrierën e tij” është shprehur Jonathan .

 Albumi i Kanye West, “The life of Pablo”, gjithashtu dështoi në fillim kur sapo u lançua në të njëjtin rrjet. Jonathan shpjegon: “Tidal është i dobët si rrjet. Është e sikletshme për Jay Z duke qenë se katastrofa me shitjet që në javën e parë ka ndodhur me dy nga artistët më në zë në tregun botëror të muzikës”. Interesante është të dimë se çfarë vetë Jay Z ka për të thënë për këto akuza.

Article Logic
Execution time: 0.0029499530792236