IN SPORT
Dështon edhe Qerimaj, Shqipëria pa peshëngritës në

Dështon edhe Qerimaj, Shqipëria pa peshëngritës në "Rio 2016"

Publikuar më: 09:57 14-04-2016

Erkand Qerimaj është peshëngritësi i radhës shqiptar që dështon në Evropianin e Norvegjisë.

27-vjeçari u tërhoq në stilin e shtytjes, duke mbetur jashtë listës përfundimtare të kësaj kategorie. Shkodrani nuk ia doli të kalojë asnjë provë edhe në stilin e shkëputjes, ku garonte në peshën 77 kg.

Qerimaj ka sqaruar pas garës, përmes një postimi në “Facebook”, se tërheqja erdhi pas një dëmtimi në gju gjatë provave. Rezultati zhgënjyes i Brikena Caljes dhe Erkand Qerimajt bën që Shqipëria të mos ketë asnjë peshëngritës për në Lojërat Olimpike, “Rio 2016”.

Shansi i fundit për të pasur një shqiptar në Brazil, është pjesëmarrja me ftesat që vijnë nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.002047061920166