Koncerti sekret i pretenduar të mbahej nga reperi Kanye West në New york në orët e para të së hënës, është kthyer në një kaos të vërtetë.
Fakti që ishin mbledhur më shumë fansa seç pritej,ka detyruar zyrtarët që ta anullojnë dhe oficerët e policisë të shpërndajnë turmën e fansave të dëshpëruar. Përmes thirrjeve "Kanye" dhe "Pablo" ata janë ngjitur mbi makinat për të parë reperin e tyre të preferuar dhe e kanë ndjekur pas. ndërsa ai përpiqej të depërtonte turmën duke dalë sipër makinës së tij.
Duke qenë se situata doli jashtë kontrollit, disa prej ndjekësve të koncertit janë spërkatur edhe me piper. I gjendur në këtë situatë, Kanye ka përdorur Snapchat-in e bashkëshortes së tij, Kim Kardashian për ti bërë thirrje kryebashkiakut të New York-ut që të bllokonte qarkullimin në zonën ku mbahej koncerti.