U duk sikur gjithçka po shkonte drejt dakordësisë së plotë por mesa duket nuk po ndodh kështu. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkoi nga grupi negociator që të mblidhej sa më shpejt brenda ditës së sotme për të finalizuar detajet përfundimtare pas konsesusit të arritur, por deputetët e PS nuk janë të pranishëm në mbledhjen e komisionit ad hoc, dhe nuk dihet ende arsyeja.
Është deputetit demokrat Gent Strazimiri i cili me anë të një statusi në Facebook bën me dije se deputetët e PD po presin për të nisur mbledhjen për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur para disa orësh, por pala tjetër mungon. Nëse kjo nuk ndodh, reforma nuk miratohet dot në seancën e nesërme, thotë Strazimiri. Ja statusi i tij i plotë në Facebook.